
Let the Sun ,Pay for U
Projektim | Supervizim | Konsulence | Zbatim | Kolaudim | Kreditim | Pajisje





FOTOVOLTAIKE
Sisteme Standarte Fotovoltaike
Sistemet fotovoltaike janë sisteme energjetike që konvertojnë dritën e diellit në energji elektrike duke shfrytëzuar parimin e foto-efektit të dritës.
​

Ne ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh për lloje të ndryshme çatish, veçanërisht për çatitë e sheshta dhe trapezoidale.

Ne ofrojmë struktura fotovoltaike në hapësira parkimi të përshtatura për nevojat tuaja të disponueshme

Ne ofrojmë një paketë të plotë për impiantin tuaj industrial duke përfshirë studimin, planifikimin, ndërtimin, menaxhimin, monitorimin, mirëmbajtjen, financimin.
SISTEMET AGRI FOTOVOLTAIKE
Agri-PV është një teknologji e re për impiantet fotovoltaike në fusha të hapura ,të cilat mundësojnë që sistemet PV dhe bujqësia të zhvillohen në të njëjtën hapësirë.

Ne ofrojmë module fotovoltaike të rreshtuara vertikalisht duke përdorur teknologjinë e re bifaciale me rendiment më të lartë dhe efikasitet maksimal.

Ne ofrojmë struktura fotovoltaike në hapësira parkimi të përshtatura për nevojat tuaja të disponueshme
Gardhe Fotovoltaike
PAKETA E PLOTE E RRETHIMIT FOTOVOLTAIK
Rrethimi(Gardhi) fotovoltaik është një teknologji alternative: Me këtë teknologji modulet PV instalohen në drejtim vertikal me sipërfaqen.

Ne mund të bëjmë më shumë se thjesht të prodhojmë energji të mjaftueshme për të mbuluar konsumin energjitik të një familje të vetme. Kjo teknologji gjithashtu shërben si një zëvendësim për rrethimet e mureve, me kosto mirëmbajtje të ulët dhe janë rezistente ndaj motit.

Ne ofrojmë rrethime fotovoltaike (gardhe) në pronat komerciale dhe industriale që luajnë një rol të rëndësishëm në mbulimin e kërkesave tuaja për energji. Gjithashtu mund të përmirësojnë pronën tuaj duke e bërë më atraktive dhe të pavarur nga ana energjitike.

Ne ofrojmë një teknologji të re 2 në 1 e cila luan të njëjtin funksion si muri anësor i rrugës, por e zëvendëson atë me rrethime fotovoltaike duke prodhuar energji dhe duke e përdorur atë për ndriçim dhe nevoja të tjera energjetike.
Karikues
KARIKUES ELEKTRIK
Zgjidhje nga një njësi e vetme deri në zgjidhje për grupe paisjesh së bashku
BAteri
BATERITE
Ruajtja e energjisë me bateri është teknologji e domosdoshme për integrimin në rrjet të burimeve të rinovueshme dhe dekarbonizimin, si dhe për sigurimin e energjisë së pandërprë.
​

REZIDENCIALE
​
Zgjidhja jonë e ruajtjes së energjisë për banesa mbulon 3 ~ 10 kW dhe ky grup paisjesh është i projektuar kryesisht për vetëkonsum ,energji rezervë , sistem ishull dhe vila rezidenciale.

Zgjidhjet tona të ruajtjes/konservimit të energjisë në impiantet industriale dhe komerciale variojnë nga zgjidhje për sisteme me kapacitet 30 kW deri në +30 MW. Ne kemi realizuar projekte komplekse dhe kemi ekspertizën e duhur për të dhënë zgjidhje optimale në sisteme ishull, dhe backup i sistemeve PV ekzistuese.

Bateritë portabël janë të lehta për t'u transportuar për aktivitete në natyrë, si dhe për furnizimin me energji emergjente për familjet. Kjo pajisje është e lehtë për t'u bartur dhe ideale për aktivitete në natyrë.Gjithashtu janë zgjidhje optimale për përdorim në kantieret e ndërtimit pasi janë lehtësisht të transportueshme.
Evision Solar Albania in Numbers
10+
Years of Experience
100+
Successful Projects
1000+
Satisfied Clients
5+
International Partners
CLIENT TESTIMONIALS
ABOUT US
Energjia e erës
Era përdoret për të prodhuar energji duke shndërruar energjinë kinetike të ajrit në lëvizje në energji elektrike. Në turbinat moderne me erë, era rrotullon fletët e rotorit, të cilat shndërrojnë energjinë kinetike në energji rrotulluese. Aksi rrotullohet për shkak të energjisë rrotulluese dhe transferon këtë energji te gjeneratori I cili e konverton në energji elektrike
•Ekspertizë mbi zonat e erës dhe modelet e fizibilitetit

Zgjidhje me hidrogjen
h2o
Zhvillimi në fushën e energjisë është përdorimi i hidrogjenit për ruajtjen e energjisë, veçanërisht në ruajtjen e energjisë nga sistemet fotovoltaike. Sistemet e ruajtjes së energjisë së hidrogjenit janë tani të disponueshme si për përdorim shtëpiak ashtu edhe për instalime më të mëdha komerciale.Bateritë konvencionale janë më të mirat për ruajtje afatshkurtër. Ata e ruajnë energjinë shpejt dhe e çlirojnë atë me efikasitet kur nevojitet.Megjithatë, ato nuk janë të përshtatshme për ruajtje afatgjatë, pasi kapaciteti i kërkuar do të ishte shumë i shtrenjtë ,baterite me perberje litiumi humbasin ngarkesën e tyre me kalimin e kohës. Hidrogjeni si lëndë kimike është ideal për ruajtje afatgjatë.Energjia e tepërt e prodhuar në muajt e verës mund të ruhet dhe përdoret në dimër kur sistemet PV prodhojnë më pak energji. Kur një bateri është plot, energjia e tepërt përdoret për të gjeneruar hidrogjen.Në momente të nevojshme, hidrogjeni më pas shndërrohet në energji elektrike, e cila kthehet përsëri në rrjetin tuaj të energjisë.
